Barazimi ose fitorja me Uellsin e mban në krye

Italia e siguroi kualifikimin në fazën tjetër me fitoren ndaj Zvicrës, por tani duhet të luftojë për vendin e parë në grup. Kundërshtari i fundit është Uellsi dhe për ta mbyllur në krye ekipi i Mancini duhet të paktën të barazojë ose të fitojë që të përballet me të dytën e Grupit C, Austrinë ose Ukrainën.

Në këtë rast do të humbiste do të luante me skuadra si Rusia apo Finlandën. Përballë mund të ketë edhe Belgjikën që është e kualifikuar nëse përmbyset gjithçka, madje shpresë matematikisht ka edhe Danimarka, por varet shumë nga të tjerët. 

“Nuk kemi problem me kë do të luajmë. Ne do të zbresim në fushë për të fituar një ndeshje të vështirë, pasi është e treta në 10 ditë”.

Sot formacioni i Italisë pritet të ketë ndryshime, duke lënë pushim ata që morën më shumë ngarkesë në takimet e para. Po sot në orën 18:00 Zvicra do të luajë me Turqinë.

Të dy ekipet shpresojnë ende matematikisht, por zviceranët kanë më shumë mundësi për të kaluar në turin tjetër, por gjithsesi duke patur mendjen edhe te takimi mes Italisë dhe Uellsit.

Tv Klan