Italia, luftë piraterisë së programeve sportive
Pak pas hyrjes në fuqi të ligjit që lufton piraterinë në Sport Italia ka ngritur edhe mekanizmin për ta luftuar.
Kjo platformë do të bllokojë faqet pirate brenda 30 minutash nga sinjalizimi që do të marrë autoriteti AgCom dhe operatorët që kanë të drejtat e transmetimit të Serie A ose nga vetë Lega Calcio.
Gjithçka do të funksionojë brenda 31 Janarit, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Kështu ligji i miratuar nga Parlamenti Italian tashmë ka mjetet për të penguar çdo vjedhës të ndeshjeve të Serie A.
Për futbollin është një lajm i mirë, pasi sipas gazetës së njohur italiane pirateria i shkakton kampionatit italian dhe operatorëve që e transmetojnë me të drejta një dëm prej 350 milionë Euro vit.
Tv Klan