Uellsi pranë kalimit të turit

Me dy fitore, Italia është në krye të grupit A të Europianit dhe siguron kalimin në fazën tjetër. Skuadra e Mançinit mori 3 pike te tjera ne suksesin 3-0 ndaj Zvicres. Manuel Lokateli është njeriu i ndeshjes për Italinë duke shënuar nga një gol për secilën pjesë. Në fund të takimit realizoi edhe Immobile.

Uellsi mposhti 2-0 Turqinë për të marrë fitoren e parë në grup. Suksesi vlen shumë, pasi tashmë Uellsi është me një këmbë në fazën tjetër të Euro 2020. Turqia thuajse eliminohet pas dy humbjeve.

Më herët Rusia fitoi 1 – 0 me Finlandën duke harruar humbjen me Belgjikën në sfidën e parë të Europianit. Një gol në fundin e pjesës së parë vendosi takimin e zhvilluar në Shën Petërburg.

Tv Klan