Italia u kthye te fitorja në një ndeshje zyrtare për herë për parë pas 1 viti. Përfaqësuesja e trajnerit Roberto Mancini mundi Poloninë me rezultatin 1 – 0 në sfidën e Ligës së Kombeve e luajtur të dielën në Varshavë.

Cristiano Biraghi me golin e tij në kohën shtesë bëri që Italia të ketë sërish shpresë për ta mbyllur në krye të grupit, ndërsa Polonia zbriti në Divizionin B. Në këtë takim Mancini vendosi t’i besojë të njëjtit formacion si në miqësoren e para disa ditëve me Ukrainën në Xhenova. Diçka e tillë nuk ndodhte prej 6 vitesh tek Italia.

Roberto Mancini, trajner i Italisë :

E dominuam ndeshjen dhe e meritonim të shënonim edhe më parë. Rezultati 0-0 do të ishte i padrejtë. Djemtë po japin maksimumin. Tashmë duhet të përmirësohemi më shumë, por nevojitet kohë sepse në futboll nuk ka magjistarë.

Në takimet e tjera në Ligën e Kombeve bie në sy fitorja 2-0 e Rusisë ndaj Turqisë.

Tv Klan