Mund Hungarinë dhe vijon garën për trofeun në Ligën e Kombeve

Italia siguroi vendin në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe vijon garën për trofeun. Fitorja 2 – 0 me Hungarinë kaloi në krye të grupit italianët. Pavarësisht këtoj rezultati mbetet ende trishtimi për mungesën në botëror.

Roberto Mancini: Është e rëndësishme që e arritëm këtë rezultat për herë të dytë. U treguam të zotë që u ringritëm. Djemtë kanë cilësi dhe duhet të punojmë me këtë. Tani duhet të kalojmë muajin Dhjetor.

Një arritje personale edhe për Roberto Mancini, i cili mori fitoren e 34 si trajner i përfaqësueses, duke u barazuar me Arrigo Sacchi, i cili është i treti në këtë renditje pas legjendave si Vittorio Pozzo dhe Enzo Bearzot.

Takimi tjetër i këtij grupi mes Anglisë dhe Gjermanisë u mbyll në barazim 3 – 3. Një ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa golat u realizuan të gjithë në pjesën e dytë.

Tv Klan