Suksesi në ndeshjen e fundit do të vendoste vendin e parë

Italia mundi 2-0 Poloninë në Rexhio Emilia duke u kthyer në krye të grupit në Ligën e Kombeve. Jorginho me penallti dhe Berardi vendosën suksesin me golat e tyre. Italia duke të mundë Bosnje Hercegovinën në Sarajevë që të shpallet fituese e grupit të saj pa patur mendjen te ndjekësit.

Përfaqësuesja boshnjake u mund 3-1 nga Holanda që ka vetëm 1 pikë më pak se Italia, ndërsa në garë mbetet edhe Polonia. Belgjika është pranë finaleve të Ligës A.

Belgët fituan 2-0 me Anglinë dhe ruajnë diferencën me Danimarkën ndjekëse që fitoi 2-1 me Islandën. Belgët diskutojnë kreun pikërisht me danezët në sfidën e fundit ku mjafton edhe barazimi të mërkurën në Herevle.

Tv Klan