Komiteti i shkencëtarëve të Itali, këtë të diel ka marrë vendim për ndarjen e Italisë në tre zona të reja, e verdhë, portokalli dhe e kuqe. Pjesa më e madhe e Italisë është zonë protokalli, ndërsa Lombardia, Siçilia dhe provinca e Bolzanos janë zonën e kuqe. Sa i përket hapjes së shkollave ato do të hapen në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Me masat e reja është i ndaluar udhëtimi midis rajoneve, përjashtim bëjnë udhëtimet për shëndetin, punën ose për të arritur në shtëpitë e dyta deri më 15 Shkurt.

Dekreti i Presidencës së Këshillit të Ministrave përcakton rihapjen e shkollave të mesme midis 50% dhe 75% në rajonet në zonën e verdhë ose portokalli të Italisë, gjë kjo që u konfirmuar edhe nga komiteti i ekspertëve.

Në zonën e kuqe në Lombardi, Siçili dhe provincën autonome të Bolzanos, klasat e shkollave të mesme janë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet në distancë. Shërbimet arsimore për fëmijë, kopshte, shkolla fillore dhe viti i parë i shkollës së mesme do të jenë të hapura.

Autoritetet raportojnë se deri më tani, mbi një milionë e njëqind mijë njerëz të vaksinuar. Në 24 orët e fundit në Itali u diagnostikuan më shumë se 16 mijë të infektuar të rinj dhe u shënuan 475 vdekje. Nga fillimi i pandemisë Italia numëron rreth 2.4 milionë persona të infektuar. Ndërsa viktima janë 82 mijë./tvklan.al