Draghi: Përgjigje kundër efekteve të pandemisë

Qeveria italiane miratoi një paketë stimuluese me vlerë 32 miliardë Euro për të luftuar efektet shkatërruese të pandemisë së koronavirusit në ekonomi.

“Ky dekret është një përgjigje domethënëse për biznesin dhe shumë koherente ndaj varfërisë. Është një përgjigje e pjesshme, por është maksimumi që kemi qenë në gjendje të bëjmë”.

Rreth 11 miliardë Euro do t’u shpërndahen kompanive dhe ndërmarrjeve automobilistike në vështirësi që humbën të paktën 30% të të ardhurave të tyre në vitin 2020.

8 miliardë Euro do të shkojnë në luftën kundër varfërisë dhe në mbështetje të punësimit. Italia ishte vendi i parë i goditur nga pandemia në Evropë dhe vendosi një bllokim të rreptë në Mars dhe Prill 2020, i cili paralizoi pjesën më të madhe të ekonomisë.

Afërsisht 450 mijë njerëz humbën punën vitin e kaluar.

Tv Klan