Nga 1 Maji rikthehen tifozët, do lejohen deri në 1 mijë spektatorë

Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile për të gjithë tifozët të cilët nga 1 Maji do të jenë të pranishëm në stadium.

Italia muajin tjetër kalon nga zona me rrezik të lartë në zonë jeshile duke i dhënë mundësi autoriteteve që të rihapin stadiumet për një numër të reduktuar tifozësh.

Kjo lëvize vjen në kohën e duhur, pikërisht në periudhën e fillimit të kampionatit europian. Gjatë kësaj periudhe do të diskutohet edhe prezenca në kupat e Europës pasi çështja për titull tashmë duket e mbyllur. Rreth 1 mijë tifozë do të lejohen në stadiume, sigurisht kjo është një shifër e ulët por të paktën ngjall shpresë për të ardhmen e afërt.

Ekipet që përfitojnë më shumë nga kjo lëvizje janë ato që luftojnë për një vend në Champions League. Ato tifozë fatlum do të kenë mundësi të shohin më në fund live disa sfida të rëndësishme si Juventus-Milan, Inter-Roma, Juventus-Inter, derbi Roma-Lazio etj. Edhe finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Atalanas dhe Juventus, në program për t’u zhvilluar me 23 Maj, do të luhet me tifozë.

Klan News