Italia ndryshon rregullat e udhëtimit për shqiptarët: Kush shkon për turizëm duhet të izolohet për 5 ditë


Italia ndryshon rregullat e udhëtimit për shqiptarët: Kush shkon për turizëm duhet të izolohet për 5 ditë

17:49 30/07/2021

Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për qytetarët shqiptarë. Aeroporti  Ndërkombëtar i Rinasit njofton se nga data 31 Korrik, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për turizëm do të jenë të detyruar që të qëndrojë në karantinë për 5 ditë.

Po ashtu bëhet me dije se të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të  48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar,

Ndërkohë fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk kanë nevojë për test PCR, ndërsa personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye të vërtetuara pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri në datën 30 Gusht./tvklan.al







Të ngjashme