Lumi Savio në provincën e Cesena-s ka dalë nga shtrati duke përmbytur të mbjellat në fshatrat përreth.

Autoritetet italiane shpallën gjenden e emergjencës në Emilia-Romagna, në veri. Situata mbetet kritike edhe në rrethinat e Modenas, ku dy lumenj të tjerë rrezikojnë të dalin nga shtrati. Alarmante gjendja është dhe në Toskanë e Liguria, ku shpejtësia e erës arriti deri në 100 km/h. Në Veneto, një persona mbeti i bllokuar në makinën e tij.

Edhe në jug të vendit situata paraqitet kritike. Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, ndërsa ekipet e emergjencave kanë nisur kërkimet për persona të bllokuar në banesa. Dhjetëra fluturime janë pezulluar, ndërkohë që probleme ka pasur edhe në porte.

Tv Klan