“E’ stato la mano di Dio” nga regjisori Paolo Sorrentino është filmi që do të përfaqësojë Italinë në përzgjedhjen për filmin më të mirë të huaj në Oscar. Sorrentino u përzgjodh ndërmjet 18 regjisorëve kandidatë, të cilët kanë prezantuar ose do të prezantojnë në kinematë italiane mes 1 Janarit deri më 31 Dhjetor të 2022.

Njoftimi zyrtar do të jetë më 8 Shkurt 2022 dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në Los Anxheles më 27 Mars.

“E’ stato la mano di Dio’ është filmi më i rëndësishëm dhe më i dhimbshëm për regjizorin Sorrentino, pas lajmit për zgjedhjen e filmit të tij për të përfaqësuar Italinë në çmimin Oscar. Sot është vetëm hapi i parë dhe e bukura e kësaj gare është se është e vetmja garë në botë ku nëse je në pesëshen e parë është një fitore”, është shprehur regjizori.

Paolo Sorrentino ka falenderuar komisionin që ka zgjedhur filmin e tij si dhe  The Apartment, Fremantle dhe Netflix për mbështetjen që i dhanë.

Klan News