Von der Leyen: Sanksione nëse devijohet nga demokracia

Italia është këtë të shtunë në heshtje zgjedhore përpara votimeve të së dielës. E djathta nacionaliste pritet të marrë pushtetin për të parën herë që pas luftës së dytë botërore në Itali , për të sjellë në krye të qeverisë të parën grua kryeministre Xhorxhia Melonin.

Megjithatë, ky koalicion nuk shihet me sy të mirë nga Brukseli. Presidentja e Komisionit Europian paralajmëroi se Italinë e presin të njejtat sanksione si Hungaria dhe Polonia, nëse devijon nga parimet demokratike europiane.

“Nëse gjërat marrin një drejtim të vështirë, siç thashë edhe për Hungarinë e Poloninë, sigurisht që kemi gati mekanizmat.”

Por kjo deklaratë nuk i përqeu aspak pjesëtarit të koalicionit nacionalist, Mateo Salvini.

“Kemi instrumente për të ndërhyrë’ më duket një kërcënim. Lëri italianët të votojnë, mikja ime gjermane, ashtu si francezët, svicerianët e hungarezët. Kjo është demokracia. “

Rreth 51 milionë italianë me të drejtë vote zgjedhin koalicionin që do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Tv Klan