Shtypi ndërkombëtar e sheh me shqetësim qeverinë e re italiane që do të bëjë betimin në orën 16:00. E përjavshmja amerikane ‘Times’ shkruan Italia do të formojë të parën qeveri populiste në Europën Perëndimore, që shkon përkundër parimeve të unionit. Pavarësisht se në krye të financave nuk do të jetë ministri euroskeptik të cilin e refuzoi presidenti, në thelb mbetet kërkesa për të ndryshuar rregullat e Eurozonës, shkruan e përjavshmja Times.

Në krye të kësaj Ministrie vjen një Xhovani Tria, i cili është po ashtu kundër dominimit gjerman të Eurozonës, sikurse Paolo Savona që u refuzua nga Presidenti.

Për gjermanen ‘Di Velt’, Italia po nis një epokë të re nën qeverinë e ndryshimit. Një qeveri që është sa kritike ndaj Europës aq edhe miqësore me Rusinë. Theksi vihet tek kërkesat e liderit të Lega Nord, Mateo Salvini i cili ka paralajmëruar dëbimin masiv të gjysmë milioni emigrantëve të paligjshën.

Salvini ka kërkuar ndryshime rrënjësore në traktatin e Dublinit. Britanikja “The Guardian” është përpjekur ta përkufizojë qartë situatën me titullin “Italianët mbështesin euron, por lëvizin përkundër rregullave të Bashkimit Europian”.

Tv Klan