Italia vijon të mbetet një nga vendet më të prekura nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 37,176 raste me COVID.

Po ashtu kanë humbur jetën dhe 653 persona të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në 48,569.

Buletini i datës 20 Nëntor 2020

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me COVID, më shumë se 1,345,767 dhe 520,022 prej tyre janë shëruar.

Në të gjithë vendin janë 777.176 raste pozitive me COVID dhe kjo ka bërë që qeveria ka marrë disa masa shtrënguese.

Vendi është futur në karantinë të plotë dhe shumë biznese janë të mbyllura dhe nuk lejohet qarkullimi i qytetarëve./tvklan.al