Banorët në rrugë, protestojnë ndaj mbylljes së aktiviteteve

Italia nuk po gjen qetësi. Në disa qytete të vendit gjatë natës pati sërish trazira. Mijëra qytetarë dolën në rrugë kundër masave anti Covid duke brohoritur “liri, liri”. Nuk munguan sërish aktet e dhunës. Protestuesit hodhën lëndë shpërthyese në drejtim të policëve ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Disa persona janë arrestuar në lidhje me protestat e dhunshme ndërsa nuk kanë munguar të lënduarit.

Në shenjë proteste edhe taksistët dhe shoferë të tjerë makinash ndaluan për disa momente në rrugë për të treguar gjendjen e rënduar ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Trazirat në qytetet italiane nisën pas vendimit të qeverisë për të mbyllur baret, restorantet palestrat e kinematë pas rritjes së shifrave të infektimeve me koronavirus. Pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët qeveria italiane është shprehur e vendosur që të vijojë me këto masa.

Klan Plus