Italia pa turistë, dyqanet bosh pavarësisht ofertave sezonale




Italia pa turistë, dyqanet bosh pavarësisht ofertave sezonale

14:58 16/01/2022

Mbi 100 mijë punëtorë sezonalë të izoluar, gjoba të renda ndaj atyre pa maskat FFP2 dhe certifikatën e vaksinimit të plotë

Rregullat e rrepta të vendosura nga autoritetet italiane që lejojnë hyrjen në vend vetëm të të vaksinuarve me të dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA i ka dhënë një goditje të rëndë turizmit këto ditë pasi pavarësisht sezonit të uljeve të ofertave në dyqane mungojnë rusët, kinezët dhe të tjerë turistë që janë të vaksinuar me Sinovac, Sinopharm apo Sputnik V.

Po ashtu në kaos janë edhe punët sezonale nëpër fusha ku 100,000 punëtorë nga shtetet e lindjes janë të izoluar sepse janë të vaksinuar me këto vaksina. Kjo ka sjellë revoltën ndaj qeverisë Draghi nga shoqatat e sipërmarrësve dhe të fermerëve. Paralelisht nëpër mjetet e transportit publik, trena dhe autobusë si dhe nëpër restorante apo bare vijojnë gjobat deri në 400 Euro për ata që gjenden pa pasaportën e vaksinimit të plotë me dy doza vaksine ose pa maskën FFP2.

Këto masa të rrepta janë vendosur edhe për udhëtimet ajrore duke sjellë çrregullime në linjat e brendshme dhe ato me destinacion Italinë. Shumica e gjobave të larta janë vendosur nga policia për udhëtarët që mbanin maska ​​​​kirurgjikale në vend të maskave të detyrueshme antiCovid 19 FFP2. Në veçanti, bizneset më të vogla janë vështirësi me stafin që ndërlidhet me mungesat e punëtorëve që janë “të infektuar ose në karantinë”.

Duke marrë parasysh grupmoshën nga 20 deri në 69 vjeç, në Itali janë 5.3 milionë njerëz te pa vaksinuar që nuk mund të konsumojnë një kafe në bare apo të drekojnë e darkojnë nëpër restorante, as brenda dhe as jashtë.

Në praktikë vetëm nga pengesa e krijuar ndaj këtyre italianeve sipërmarrësit llogarisin një humbje potenciale të ardhurash prej 28-30 milionë Euro në ditë për baret dhe restorantet.

Klan News













Të ngjashme