Shënohen rastet e para në Holandë, Lituani dhe Nigeri

Italianët vijojnë të përhapin koronavirusin në Europë e më gjerë. Rastet e para të infektimit në Holandë, Lituani e Nigeri. Një holandeze e kthyer ditët e fundit nga një vizitë në veri të Italisë është e infektuara e parë nga koronavirusi në vendin e saj. Një grua në Lituani rezultoi pozitive pas kthimit në vendin e saj nga Verona. Ndërsa në Nigeri, bëhet fjalë për një shtetas italian, që kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në këtë vend.

Në Greqi ka arritur në 4 numri i personave të infektuar, ndërsa në Kroaci 5. Socialdemokratët tashmë në opozitë në Rumani anuluan kongresin, pas rastit të parë të koronavirusit. Kisha ortodokse e këtij vendi u bëri thirrje besimtarëve të mos puthin ikonat. Pas British Airëays, edhe kompania tjetër ajrore britanike pezulloi përkohësisht fluturimet drejt Italisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe pezulluan turin çiklistik pasi dy çiklistë italianë rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit. Në Itali, numri i viktimave ka arritur në 21, i të prekurve 821 dhe i të shëruarve 46.

4 deputetë të parlamentit iranianë rezultuan të infektuar, teksa numri i viktimave në këtë vend ka arritur në 26 dhe 245 ai i të prekurve.

Prefektura e Hokaidos në Japoni shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas numrit të lartë të infektimeve. Presidenti i Mongolisë u fut në vetëizolim pas takimit që zhvilloi me homologun kinez Xi Jinping. Në total 19 pacientë rezultojnë të infektuar për së dyti nga koronavirusi në gjithë globin. Viktimat përllogariten në rreth 2900 e gati 84 mijë të infektuar.

Tv Klan