Italia po përballet me një rritje të infeksioneve nga Covid-19. BBC bën me dije se qeveria në Itali ka vendosur një karantine të detyrueshme 5 ditore për të gjithë udhëtarët nga vendet e BE.
Kjo masë bëhet në përpjekje për të ulur infeksionet që ditët e fundit kanë parë një rritje. Më herët, në Itali izoloheshin vetëm qytetarët që vinin jashtë vendeve të Bashkimit Evropian.
Po ashtu edhe Gjermania ka shtrënguar masat për udhëtarët. Tashmë të gjithë ata që do të futen në Gjermania duhet të kenë një test negativ, të cilin do ta paraqesin në aeroport.
Në Gjermani po vijon ende një bllokim të pjesshëm, por rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, njoftoi se vendi do të rrisë kontrollet në kufijtë e tij tokësorë për të siguruar pajtueshmërinë me rregullat e reja.
Kufizimet e Gjermanisë ndaj udhëtarëve u njoftuan që të premten e kaluar dhe kreu i Institutit të Shëndetit Publik paralajmëroi se numri i rasteve ditore mund të rritet edhe mbi 100,000 nëse vala e tretë vazhdon./tvklan.al