Kapaciteti i lejuar deri në 25%. Sportdashësit mund të ndjekin deri në 15 ndeshje

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje për shkak të Covid-19, tribunat e Tenisit Ndërkombëtar në Romë do të jenë të hapura për adhuruesit e këtij sporti.

Qeveria italiane bën të ditur se kapaciteti i tribunave do të jetë nga 20 deri në 25 për qind me spektatorë, duke respektuar dhe protokollet e masave anti-covid. Kjo do të thotë që tifozët do të jenë në gjendje të ndjekin fizikisht 15 ndeshje, nga tri që mund të ndiqnin vitin e kaluar për shkak të izolimit nga koronavirusi.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë italiane, Andrea Costa u shpreh se; Ashtu siç pritej ditët e fundit, shenjat e pozitivitetit të koronavirusit kanë pësuar një ulje, ndaj dhe jeta sportive në vend duhet të rikthehet sadopak në normalitet.

Që prej prekjes nga virusi vdjekjeprurës, Italia ndër të tjera pezulloi edhe aktivitetet sportive e kulturore për të ulur përhapjen e infeksionit.

Klan News