Italia rikthen “zonat e bardha”


Italia rikthen “zonat e bardha”

20:45 31/05/2021

Hiqet shtetrrethimi dhe shumica e kufizimeve në 3 rajone

Kjo e Hënë i gjeti Italinë me një tjetër valë lehtësimesh të masave anti-Covid. 3 rajone hynë në hartën e zonave të bardha që përmbajnë masat më të lehta kufizuese.

Pas muajsh të tërë bllokade, në rajonet e Friuli-Venecia Giulia, Sardenjës dhe Molises, baret, restorantet apo pishinat, në ambiente të hapura dhe të mbyllura do të punojnë pa orar. Në këto zona hiqet shtetrrethimi. Qytetarët megjithatë duhet të vazhdojnë të mbajnë maska në ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Autoritetet vendosën lehtësimin e masave pasi infektimet ditore prekën nivelet më të ulëta prej Tetorit të vitit të kaluar. Shifrat ditore të viktimave janë po ashtu minimale, 2 në Molise dhe 1 në Sardenjë.

Tendenca e shifrave rënëse të pandemisë ruhet edhe në vende të tjera të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, për kryevirologun amerikan Enthony Fauci tha se është ende herët për të shpallur fitoren ndaj pandemisë.

Mbi 50% e popullsisë janë vaksinuar me të dyja dozat, por sipas Faucit, nevojitet që kjo përqindje të jetë edhe më e lartë në mënyrë që vendi të konsiderohet i siguritë një herë e mirë ndaj Covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme