Amerika Latine dhe Karaibet, vatrat e nxehta të koronavirusit

Italianet po i druhen një vale të dytë të Covid-19. Të dhënat kanë nisur të ndryshojnë dhe kjo po shihet me frikë si një riaktivizim i koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 552 raste të reja, një shifer që nuk regjistrohej prej javësh. Shkak i rikthimit të covid janë mendohet se është shkujdesja e të rinjve gjatë sezonit veror dhe udhëtimet e shpeshta nga një destinacion turistik në tjetrin. Për këtë arsye qeveria Conte ka bërë të detyrueshme përdorimin e maskës deri më 7 Shtator.

Amerika latine dhe Karaibet janë aktualisht vatrat më të nxehta të Covid-19 në botë. Llogariten 213.120 vdekje, shifra më e lartë në nivel global duke kaluar edhe Europën. Në 7 ditët e kaluara, një në dy vdekje në të gjithë botën ka ndodhur në Amerikën Latine.

Për më tepër, rajoni ka shumicën e rasteve të infektimit, mbi 5.3 milionë. Pjesa me e madhe është në Brazil, ku numri i vdekjeve po shkon rreth 100 mijë dhe infeksionet kanë tejkaluar 2.9 milionë.

Rekordi i trishtë në Meksikë, e cila është e treta në botë për numrin e fataliteteve me mbi 50,000 vdekje dhe 462.690 raste të konfirmuara. Një vend tjetër kritik është Kolumbia, ku janë shënuar mbi 12,000 pacientë të vdekur.

Shifra pesimiste vijnë edhe nga Shtetet e bashkuara. Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani numri i përgjithshëm i infeksioneve është 4,941,635, përfshirë 161.347 vdekje. Deri tani në të gjithë botën rezultojnë mbi 19 milionë të prekur dhe mbi 715 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasoje e covid.

Tv Klan