Planifikonin sulme terroriste si ato në Paris në 2015

Të dhënat se një celulë terroriste po planifikonte një sulm terrorist në Itali si ai i nëntorit 2015 ndaj teatrit Bataklan në Paris, kanë alarmuar policinë italiane.

Mediat italiane shkruajnë se në kërkim janë shpallur shqiptarët Bardhyl Hoxha 46 vjeç dhe Bujar Hysa rreth të 40-ave. Sipas një raporti sekret, Bardhyl Hoxha përdor edhe pseudonime të tilla si Batar Nabijula dhe Maksimilian Defilade.

Autoritetet dyshojnë se ata ndodhen brenda territorit italian. Megjithatë është i paqartë objektivi i sulmit dhe se në cilin qytet do të organizohej një sulm i përmasave të tilla si ai i Parisit 4 vite më parë.

Në sulmin e 2015-ës, militantët e Shtetit Islamik hynë në teatrin e famshëm Bataklan dhe qëlluan me armë ndaj të pranishmëve. Ky sulm ishte pjesë e një serie aktesh terroriste që goditën Parisin në të njëjtën natë duke i marrë jetën 130 personave dhe plagosën 413 të tjerë.

Tv Klan