Qeveria e Mario Draghit ka vendosur që të përshpejtojë procesin e vaksinimit në varësi të zonave

Italia ka ndaluar sërish me një periudhë një mujore udhëtimet midis rajoneve. Dekreti i cili skadonte në datën 25 Shkurt u shty për shkak të rritjes së rasteve dhe përhapjes së variantit britanik në vend.

Në bazë të urdhrit të ri lëvizja nga rajoni në rajon do të bëhet vetëm 1 herë në ditë dhe vetëm 2 persona mund të lëvizin tek familjarët vetëm më një fëmijë 14 vjeç.

Shtyrja do të zgjasi deri në datën 27 Mars. Kjo vlen vetëm për zonat portokalli dhe të verdhë por jo për të kuqen pasi ato do të vijojnë të mbeten të izoluara dhe lëvizja do të bëhet vetëm me autorizim.

Italia do të mbetet me ngjyra, ku Peruggia, Abruzzo, provincat e Bolzanos dhe Umbrias do të vijojnë të mbeten zonë e kuqe. Ndërkaq qeveria e kryeministrit Mario Draghi, ka deklaruar se do të përshpejtojë  fushatën e vaksinimit, do të rishikohet koha e masave dhe rishikimin e parametrave që rregullojnë zonat, kompensim edhe për mbylljet lokale.

Dy rajone të tjera Emilia Romagna dhe Campania tanimë janë vendosur në zonën portokalli  si pasojë e një rritje e qëndrueshme e rasteve javët e fundit. Gjithashtu Toskana, Liguria dhe provinca e Trentos do të mbeten nën këtë ngjyrë.

Rajonet kanë përcaktuar fushatën e vaksinimit si një përparësi kryesore. Problemi qëndron tani në furnizimin me doza, e cila varet nga qeveria.

Një vlerësim i përfshirjes së drejtpërdrejtë të kompanive në procesin e prodhimit po shikohet si një gjë thelbësore pasi duhet të sigurohet edhe zinxhiri i nevojshëm ftohës.

Klan News