Qytetarët italianë votojnë sot për qeverinë e re, ku fushata elektorale u përqëndrua kryesisht tek imigracioni dhe ekonomia.

Lëvizja “5 Yjet”, Partia Demokratike në pushtet dhe koalicioni i krahut të djathtë i ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, që të gjithë kanë parashikuar fitore. Sipas sondazhe në Itali, gara është e paparashikueshme.

Të dhënat flasin për një fitore të aleancës së djathtë të ish-Kryeministrit Berlusconi, por që e vetme nuk do të arrijë të marrë shumicën e votave për të formuar qeveri. Ndërsa “5 Yjet” pritet që të dalë si partia e vetme më e madhe. Qendra e majtë e kryesuar nga Partia Demokratike e ish-Kryeminstrit Renzi renditet në vend të tretë.

Projektimet e para të sondazheve vlerësojnë se qendra e djathtë kryeson me 35%, qendra e majtë me rreth 30% dhe Lëvizja 5 Yjet me 27%. /

tvklan.al