Italia po përjeton një rritje të rasteve ditore me Covid-19. Pjesa kryesore e rasteve janë të rinj që kthehen nga pushimet.

Kroacia dhe ishulli i Pag është destinacioni më popullor turistik, jo vetëm i të rinjve italianë por edhe i shumë të rinjve të tjerë nga vendet e Bashkimit Europian. Nga rikthimet e para në Itali, nga kjo zonë 10 prej të rinjve kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

Mediat italiane, në një reprotazh në ishullin Pag, tregojnë pamjet e diskotekave të mbipopulluara sidomos nga adoleshentët, pa asnjë masë mbrojtëse.

Të rinjtë tregojnë se për të parë jetën në këtë ishull duhet të rikthehesh natën.

Kapacitetet e diskotekave edhe pse për 500 persona, janë të mbushura më shumë se dyfish i kapaciteteve.

Të rinjtë tregohen moskokçarës dhe thonë se nuk ka më covid. Kështu ju përgjigj një vajzë italiane Tg1, që po e intervistonte në një klub nate në Pag.

“Nuk ka më Covid. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”.

Reagimet për sjelljen e këtyre të rinjve kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, të cilët i tremben një mbyllje tjetër, dhe ekonomia nuk do e përballojë dot.

Kjo situatë ka alarmuar autoritetet italiane. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, u kërkoi rajoneve të kryejnë teste për ata që kthehen nga vendet më të rrezikuara si nga Kroacia, Spanja, Malta, Greqia. Vendimi i shëndetësisë italiane ka hyrë në fuqi mëngjesin e datës 16 Gusht.

Klan Plus