SimoneJo vetëm në biznes por edhe në art, italianët po kërkojnë suksesin në Shqipëri. Ndonëse balerin në profesion, Simone Pigliacelli duket se është në kërkim të suksesit edhe në zhanre të tjera të artit, siç është muzika.

Balerini italian, i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në disa spektakle dhe evente të ndryshme, sapo ka publikuar një këngë në gjuhën italianë në kanalin e tij në “Youtube” të cilën dëshiron ta promovojë edhe në vendin tonë. “Io non ti cerchero” quhet kënga e realizuar nga Pigliacelli sëbashku me dy miqtë e tij.

Një projekt në të cilin balerini italian ndërthur profesionin, si balerin me këngën. Fabula e këngës flet për një histori dashurie të humbur, ashtu siç ndodh shpesh në realitet.

Për Klan Simone rrëfen se bëhet fjalë për një produksion mes tre miqve të fëmijërisë.

Muzika është punuar nga Alessio Perosini, teksti nga Moreno Cardinali ndërsa vetë Simone shpjegon se është marrë më shumë me pjesën artistike të klipit .

Ndonëse aktualisht jeton në Itali, Pigliacelli është tepër i lidhur edhe me Shqipërinë, këtë e tregon dhe fakti se udhëton shpesh drejt Tiranës.

Fundjava do e sjellë në kryeqytet për promovimin e këngës së tij më të fundit. Edhe Sarah Memola ishte një tjetër italiane që u bë e fashëme në Shqipëri nëpërmjet programit X – Factor Albania.

Edlira Kalaja