Shqipëria mbeti edhe këtë verë destinacioni i preferuar për italianët dhe emigrantët tanë në Itali që kanë probleme me dhëmbët e prishur. Pavarësisht frikës së koronavirusit fqinjët përtej Adriatikut vijojnë të vijnë për të përfituar nga cilësia e lartë e shërbimeve dhe çmimet e pranueshme të shërbimit dentar shqiptar.

Vetëm për të ndryshuar të gjithë dhëmbët, kostoja në Shqipëri është 10 mijë euro më pak për shkak të taksave dhe kostove laboratorike më të ulëta. Ky biznes ka lulëzuar këto muaj të pandemisë, në kushtet e zbatimit të protokolleve dhe masave shumë të rrepta kundër mundësisë ngjitëse të virusit nëpër klinika dentare.

Në këto kushte, shëndeti i dhëmbëve nuk po ndikohet nga kjo krizë, në Shqipëri. Sidomos këto dy muajt e fundit ky biznes ka vazhduar të rritet ndjeshëm. Ndërsa në Itali, koronavirusi ka çuar në një bllokadë të plotë të sektorit, me klinika të mbyllura dentare dhe profesionistë të detyruar që të merren vetëm me raste jashtëzakonisht të rënda, në Tiranë dentistët kanë vazhduar të punojnë me flukse gjithnjë e më të larta të pacientëve, shpesh vijnë nga italianët që kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Ky model inovativ i “turizmit shëndetësor” në Shqipëri, ndryshe nga realitetet e tjera  si Dubai apo India, është zhvilluar në të gjithë vendin. Afërsia gjeografike dhe kursimet deri në 50% në kujdesin e dhëmbëve do të thotë që gjithnjë e më shumë italianë po vendosin të fluturojnë në Shqipëri për te trajtuar shëndetin e tyre të dhëmbëve. Kostoja e ulët, por cilësi e lartë shërbimesh ky kombinim që i ka lejuar këtij vendi të mbijetojë edhe në kushtet e krizës së Covid-19.

Klan Plus