Postin e kreut të Parlamentit Europian do t’a mbajë Italia edhe në këtë legjislaturë. David Sasoli u zgjodh President i ri i Parlamentit Europian. Eurodeputeti i Partisë Demokratike italiane mori 345 vota në raundin e dytë të votimit. Në fjalën e tij, Sasoli foli për një BE të papërsosur dhe për nevojën e reformimit.

“Duhet të forcojmë rolin tonë të liderit në demokraci. Duhet reformuar sistemi i azil-kërkuesve në BE. Ne nuk duam që qytetarët të pyesin “ku është Europa” sa herë kemi situata emergjencash”.

Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord natën e të martës për emërimin e Ursula fon der Lajenin, si Presidente e re e Komisionit Europian. Ministrja aktuale e Mbrojtjes së Gjermanisë konsiderohet si një politikane e afërt me Angela Merkelin.

Fon Der Lajen mbështet politikat për më tepër integrim brenda Bashkimit Europian, si edhe është promotore e projektit franko-gjermane për një ushtri europiane. Por kandidatura e saj nuk u propozua nga Kancelarja Merkel, e cila abstenoi gjatë mbledhjes së Këshillit Europian, pasi Fon der Lajen nuk kishte bekimin e social-demokratëve gjermanë.

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Parlamentit, sfida e radhës e Bllokut është zgjedhja e krerëve të institucioneve kyçe të BE-së. Banka Qëndrore Europiane pritet të drejtohet gjithashtu nga një grua, shefja aktuale e FMN-së Christine Lagarde. Në krye të Këshillit Europian pritet te vije ish-Kryeministri belg Charles Michel, ndërsa rolin e shefit të diplomacisë europiane do ta mbaje ish-ministrit të Jashtëm spanjoll Joseph Borell.

Tv Klan