Italiani me sëmundje lëkure prodhon brioshë, rihap biznesin pas mbylljes nga AKU

Italiani me sëmundje lëkure prodhon brioshë, rihap biznesin pas mbylljes nga AKU

21:02 21/11/2019

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme konfliktin e një italiani me qytetarin Hekuran Shkëmbi për një biznes. Prej 7 vjetësh në zonën e njohur si Kodra e Diellit në kryeqytet, italiani Xhoakino Raia prodhonte kroasantë në një garazh të marrë me qira.

Ai e shpërndante këtë produkt në shumë pika biznesi. Për shkak të një denoncimi të banorëve, AKU inspektoi këtë biznes dhe vendosi ta mbyllë për disa shkelje.

Veç të tjerave, Raia rezulton se vuan nga sëmundja e lëkurës ‘ekzemë e avancuar’, sëmundje që e privon të punojë në kuzhinë apo prodhim produktesh ushqimore. Aktiviteti u mbyll nga AKU në Gusht të vitit 2019.

Pas mbylljes, shtetasi italian vendos të shesë biznesin për 50 mijë Euro tek dy punonjësit e tij, Hekuran Shkëmbi dhe Bujar Nezaj. Z.Shkëmbi investon 40 mijë Euro, kurse 10 mijë Euro i ka vendosur ortaku i tij Bujar Nezaj.

Për të dhënë pjesën e tij, Hekuran Shkëmbi i ofron italianit shtëpinë në bregdet me vlerë 25 mijë Euro dhe 15 mijë Eurot e tjera për të plotësuar shumën prej 40 mijë Euro, i merr kredi në bankë.

“I jam drejtuar emisioni Stop se jam mashtruar nga një italian që quhet Raia dhe ai jeton këtu në Tiranë dhe ka një biznes që bën rioshe. Aty punonte dhëndri, ai do largohej nga Shqipëria dhe e shiste 50 mijë Euro biznesin e tij. Duke parë me interesin tonë që aty do punësohej edhe vajza ime, dhëndri dhe unë, e diskutuam familjarisht që këtë biznes ta blinim. Po në këtë biznes do futej dhe një ortaku im me një shifër 10 mijë Euro. I kam dhënë një shtëpi me dokumente bashkëshortes së këtij zotërisë, Anila Çepele, një shtëpi plazhi me vlerë 25 mijë Euro. Dhe 15 mijë Euro unë kam marrë kredi që kam dokumentacion edhe të shtëpisë së plazhit edhe këtë”, thotë z.Shkëmbi.

Dy pronarët e rinj e zhvendosën aktivitetin në Kombinat, ku dhe investuan edhe rreth 20 mijë Euro. Por Hekuran Shkëmbi denoncon në “Stop” mashtrimin nga italiani në bashkëpunim me ortakun tjetër Bujar Nezajn. Tek biznesi i kroasantëve shfaqet italiani, i cili e nxjerr jashtë dhe i thotë se i përket atij, duke e nxjerrë jashtë Hekuran Shkëmbin.

“Diku nga data 1 Shtator filloi aktiviteti në punë. Eci me sukses aktiviteti dhe në një ditë të bukur ai italiani Raia më thotë mua dil jashtë nga ky ambient. Dyshoj që këtë aktivitet e posedon ai. Unë dola jashtë, mora direkt policinë. Ata kanë ardhur me shpejtësi të madhe dhe italiani nuk u mor fare, por u mor ortaku im. Unë policinë e kam lajmëruar për Raian që po më nxjerr nga ambientet e mia. Ortaku im ka gisht 100% se në momentin që unë bëj biseda me atë për të gjitha llogaritë, ai më shmanget”.

Në kamerat e fshehta të emisionit “Stop”, italiani Raia duket qartë me mëngët përveshur duke mbushur kroasantët, edhe pse vuan nga sëmundja e lëkurës dhe e ka të ndaluar që të përgatisë produkte ushqimore.

Në bisedën që bën me italianin Raia, Hekuran Shkëmbi i kërkon paratë që ka investuar.

Hekuran Shkëmbi: Nino si ia çon? Mirë?

Xhoakino Raia: Mirë! Tani unë jam duke punuar, më thuaj çfarë ke?

Hekuran Shkëmbi: Tani, unë kam ardhur disa herë për punën e llogarive.

Xhoakino Raia: Ti nuk duhet të gënjesh me, ti duhet të ndalosh! Mos thuaj budallalliqe dhe mos gënje më!

Hekuran Shkëmbi: Nino, Nino, një moment! Shtëpia llogaritë, që ne kemi bashkë..,unë jam shkëputur nga ty. Unë kam ardhur për respekt, që ta mbyllim njëherë e mirë këtë muhabet.

Xhoakino Raia: Mos fol për respekt, sepse ti s’ia di kuptimin asaj fjale!

Hekuran Shkëmbi: Nino shtëpia e plazhit, 25 mijë Euro, kredia 15 mijë Euro?! Bashkë e gëzofshi këtë biznes, se bisnezin e ngrite me Arjanin, nji kët biznes, e di shumë mirë Bujari Nezaj(ortaku). Nino jam i lodhur. Bujar! Lekët e mia, kush i ka? Ky biznes është i imi, është i imi, do vij nesër do filloj punë këtu! /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi