Italiani Pietro Vierkovud pritet të marrë drejtimin e Kamzës. Akordi mes palëve është arritur. Vierkovud në të kaluarën është ulur në stolin e Katanias dhe Triestinës në Itali.

Skuadra hungareze Honved në 2014 ishte detyra e fundit si trajner. Pietro Vierkovud njihet më shumë për karrierën si futbollist, pasi fitoi trofe në Sampdorian, Romën dhe Juventusin. Me bardhezinjtë triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve në 1996.

Vierkovud është kampion i Botës me përfaqësuesen italiane në vitin 1982.

Tv Klan