
Italiani vret shqiptarin me thikë
Debati i degjeneruar në përleshje i mori jetën një 31-vjeçari shqiptar në qytetin e Piacenza-s, në Itali. Viktima është Ervin Tola, banues prej vitesh në qytetin verior italian.
Siç shkruajnë mediat në vendin fqinj, gjithçka nisi për motive banale në një lokal. Mësohet se vrasësi italian i ishte drejtuar me disa fjalë ngacmuese baristes së lokalit. 31-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në bar me miqtë kishte ndërhyrë, duke ftuar italianin të largohet nga vajza.
Debati mes tyre u zhvendos jashtë lokalit, ku vrasësi dhe Tola nisën të përlesheshin. Italiani nxori thikën dhe goditi shqiptarin në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasësi u largua në çast bashkë me armën e krimit, por në sajë të dëshmive të të pranishmëve u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.
Tv Klan