Një 44 – vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga ish – partnerja e tij italiane në Bergamo të Italisë.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Agron Bashmeta e kishte zënë atë pritë, jashtë vendit ku punonte duke e kërcënuar me thikë.

Pasi kishte arritur të futej në makinë, 44 – vjeçarja Donatella Chiari, në tentativë për t’u larguar e përplasi shqiptarin aksidentalisht, duke e lënë të vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së hënës, në qendër të Villongo, provincë e Bergamos.

Sipas mediave, mësohet se shqiptari e përndiqte gruan prej kohësh dhe ditët e fundit ajo e kishte kallëzuar në polici.

44 – vjeçarja është dërguar në spital, pasi gjatë përplasjes ka mbetur gjithashtu e plagosur. /tvklan.al