Një 20 – vjeçar shqiptar dhe një 19 – vjeçar italian kanë përfunduar në prangat e policisë së Torinos për akuzën e vjedhjes.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Ansa, ata hiqeshin si të varfër dhe u afroheshin udhëtarëve, kryesisht adoleshentë, në trenat e Cuneese –s, të cilëve fillimisht u kërkonin lëmoshë. Pasi i rrethonin, u merrnin atyre telefonat dhe paratë.

Dyshja dyshohen si autorë e të paktën 4 grabitjeve të ndodhura në periudhën Janar – Shkurt të këtij viti./tvklan.al