Iu deshën  8 vite dhe 700 mijë shkrepëse për të ndërtuar kullën Eiffel, i refuzohet rekordi Guinness


Iu deshën  8 vite dhe 700 mijë shkrepëse për të ndërtuar kullën Eiffel, i refuzohet rekordi Guinness

20:03 07/02/2024

Një francez i cili ndërtoi një kopje të kullës Eiffel duke përdorur mbi 700.000 shkrepëse thotë se përpjeket e tij janë refuzuar nga Rekordet Guinness.

47-vjeçari Richard Plaud kaloi 8 vite dhe 4200 orë duke strukturuar 706.900 shkrepëse për të ndërtuar objektin më të lartë në botë të përbërë prej tyre, i cili arrin në 7.19 metra.

Kjo do të mjaftonte për të thyer rekordin e vitit 2009 të libanezit Toufic Daher i cili përdori 6 milionë shkrepëse për kopjen e kullës Eiffel me lartësi 6.53 metra.

Pasi përfundoi veprën e tij më 27 dhjetor, Plaud kishte dërguar një aplikim te Rekordet Guinness i cili u refuzua pa asnjë kontroll.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se vendimi ishte një “zhgënjm i madh” dhe renditi arsyet e kompanisë për ta refuzuar punën e tij. Plaud thotë se struktura duhet të ndërtohet nga shkrepëse që janë në treg dhe nuk kanë maja të kuqe që marrin flakë si dhe nuk duhet të “priten, thyhen ose deformohen deri në pikën ku nuk dallohen më” që janë shkrepëse.

47-vjeçari tha për një media franceze se e nisi kullën me shkrepse të blera, por u lodh duke prerë majat e tyre një nga një kështu që kontaktoi fabrikuesin kryesor që shkopinjtë të dërgoheshin në kuti 15 kilogramëshe.

Ai shton se nuk e dinte që kjo do e skualifikonte nga thyerja e rekordit botëror. “Më thoni që 706.900 shkopinj të ngjitur së bashku një nga një nuk janë shkrepëse? Dhe janë tepër të prerë për t’u dalluar?”, shkroi Plaud për kriterin tjetër.

Gjithsesi ai e prezantoi projektin e tij përpara 4000 njerëzve dhe mori vlerësime prej tyre. Plaud nuk  e di se ç’do bëjë me të. Shpresa e tij ishte që ta prezantonte në Lojërat Olimpike në Paris, por organizatorët i thanë se “nuk ka mjaftueshëm hapësirë”.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ekipi i Rekordeve Guinnes. Ata kanë pranuar se janë treguar pak “të ashpër me aplikimin” dhe do ta kontaktojnë Plaud sërish për të parë se ç’mund të bëhet, edhe për projekte të tjera të ngjashme./tvklan.al









Të ngjashme