Bashkëpunim me iniciativën “Ti je një luledielli”

Në kuadër të 4 Shkurtit, ditës botërore të luftës kundër kancerit, institucioni estonez i mikrofinancave IuteCredit ka bashkëpunuar me fondacionin “Ti je një luledielli”. Një iniciativë e konceptuar nga Albana Osmani në ndihmë të fëmijëve që kurohen nga sëmundjet e gjakut.

Vetë punonjësit e IuteCredit përqafuan kauzën duke veshur bluzat e dedikuara gjatë eventit të organizuar për këtë bashkëpunim. I pranishëm në event Drejtori Ekzekutiv i IuteCredit shprehu mirënjohje për iniciativa të tilla me ndjeshmëri të lartë për kategoritë më vulnerabël, siç janë fëmijët.

Për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, të tilla mbështetje janë jetëshpëtuese. Prej vitesh IuteCredit angazhohet me kauza që kanë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e grupeve në vështirësi.

Tv Klan