Iva Tiço rrëfen historinë e dashurisë me partnerin gjerman

Iva Tiço rrëfen historinë e dashurisë me partnerin gjerman

21:45 21/05/2020

Për herë të parë në një bashkëjetesë

Gazetarja dhe blogerja, Iva Tiço, ka folur këtë të enjte për herë të parë për historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj gjerman. Tiço tha se është shumë e lumtur, teksa nënvizoi se kjo ishte e para herë që bashkëjetonte.

Iva Tiço: Është hera e parë që unë bashkëjetoj dhe normalisht këto janë gjëra që…

Rudina: E merr me mend se sa kuriozë janë njerëzit për të dëgjuar këtë histori?

Iva Tiço: Po sigurisht, ndryshe nga shumë vite më parë, ne tani komunikojmë me njerëzit me të cilët më ndjekin në rrjetet sociale. Përgjithësisht mundohem që brenda kohës sime, kam një bashkëbisedim të përhershëm…janë 2-3 që sa herë që unë postoj diçka ose hedh ndonjë foto nga shtëpia dhe e marrin me mend që ma ka bërë i dashuri, më thonë po atë kur do ta shohim? Kështu që e marr me mend që kureshtja është gjëja më njerëzore në botë.

Rudina: Je e lumtur?

Iva Tiço: Në këtë periudhë jam e lumtur sa më vjen edhe turp të them se jam e lumtur, është e dukshme se jam e lumtur, sepse nuk po marr pjesë në asnjë debat, nuk po zihem me askënd, pra kam një lloj indiference që shumë njerëz ma kanë thënë se do kalojë…e shpjegoj me këtë lloj gjëje, që jam duke u marrë me jetën time personale, të gjithë më thonë do të kalojë, por nuk dua të më kalojë lumturia me thënë të drejtën.

Rudina: Ai është me kombësi gjermane apo jo?

Iva Tiço: Po.

Rudina: Dhe për momentin po jetoni në Shqipëri?

Iva Tiço: Për momentin jetojmë të dy në shtëpinë time. Prandaj them që nuk di, dua të shpjegoj shenjat ndonjëherë, si kanë ardhur gjërat, sepse nganjëherë është e kotë të bësh plane, pasi për herë të parë unë kisha bileta të programuara disa muaj përpara dhe gjithçka ndryshoi për shkak të virusit.

Tiço po ashtu tha se i dashuri i saj është IT dhe se janë njohur krejt rastësisht në një kafene, ku ajo ishte vetëm me laptopin e saj.

/tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo