Mesfushori i Interit i shënoi Skocisë, barazon Suker me 9 gola

Kroacia kaloi në fazën tjetër të Evropianit falë fitores 3-1 ndaj Skocisë, ku një meritë të padiskutueshme kishte edhe Ivan Perisic. Anësori kroat erdhi me shifra mbresëlënëse në Euro 2020 dhe vijon me të njëjtin ritëm. 42 ndeshje dhe 5 gola në Seria A, Kupën e Italisë dhe Champions.

Një titull kampioni në dorë, në Maj, me një buzëqeshje në fytyrë. Historia nuk ndryshon: 90 minuta kundër Anglisë, paraqitje e mirë. 90 minuta kundër Republikës Çeke, goli i barazimit. 81 minuta kundër Skocisë, pothuajse gjithçka.

Me golin e shënuar në “Hampden Park”, ai barazoi Davor Suker, për sa i përket numrit të “rrjetave” në turne të mëdhenj ndërkombëtar, Europian dhe Kupë Bote, në historinë e lojtarëve kroatë, 9 të tillë. Tashmë ekziston mundësia e vendosjes së rekordit personal, në të tashmen dhe në të ardhmen e afërt.

Anësori kroat hyn në histori të Kampionatit Europian edhe për dicka tjetër, pasi është hera e dytë që shënon dhe asiston në një ndeshje të kompeticionit që nga viti 1980. Dimitri Payet dhe Wesley Sneijder kanë të njëjtin rekord, ndërsa Cristiano Ronaldo renditet në vendin e parë, pasi e ka bërë 5 herë një gjë të tillë.

Klan News