Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov rrezikon shkarkimin, nëse nuk nënshkruan ratifikimin në parlament të marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri të vendit. Paralajmërimi vjen nga kryeministri Zoran Zaev.

Në një intervistë televizive, Zaev tha se po shqyrton mundësinë e nisjes së procedurave të shkarkimit të Ivanovit, i cili e ka barë të qartë qëndrimin kundër marrëveshjes me Greqinë, që ndryshon emrin shtetëror në Republikë të Maqedonisë Veriore. Zaev thotë se marrëveshja është në të mirë të së ardhmes euro-atlantike të Maqedonisë dhe se duhet të përballet me pasoja kushdo që pengon të ardhmen e popullit.

Kushtetuta e Maqedonisë parashikon që presidenti të shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi merret nga 2/3-tat e anëtarëve të kësaj gjykate. Procedurat për dërgimin e kërkesës për shkarkim të presidentit i nis parlamenti, me miratimin të 2/3-ve të deputetëve.

Marrëveshja ka hyrë në rrugën e ratifikimit në parlament, me mbështetjen e një shumice prej 69 votash, aq saç nevojiten për miratimin përfundimtar. Por miratimi i marrëveshjes pritet të kalojë të njëjtat vështirësi si ligji që zyrtarizon gjuhën shqipe. Presidenti Ivanov refuzoi ta nënshkruante ligjin për herë të dytë siç e detyron kushtetuta. Nënshkrimi i tij vijon të mbajë peng hyrjen në fuqi të ligjit për gjuhët e pakicave.

Tv Klan