Atleti: Është e padiskutueshme nëse kërcej si në stërvitje

Në Rio 2016 Izmir Smajlaj u rendit i 21 në garën e kërcimit së gjati, duke mos prekur finalen. Në Tokio ai synon ta arrijë këtë objektiv dhe për këtë stërvitet çdo ditë në pistën pranë parkut të liqenit Artificial. Smajlaj na thotë se rezultatet e tij janë në rritje.

“Nëse bëj detyrat e shtëpisë, atë që po bëj këtu në stërvitje finalja është e padiskutueshme dhe do të thyej edhe rekordin kombëtar”.

Disa herë kampion i Ballkanit dhe medalist i artë në Europianin në salla të mbyllura në vitin 2017 në Beograd na tregon se është në formën më të mirë të karrierës së tij. Izmiri analizon edhe kundërshtarët.

“Nuk kanë patur rezultate të larta, pasi sporti po kthehet më human, me më pak doping’.

Gara kualifikuese e kërcimit së gjati në Tokio do të mbahet më 31 Korrik me shpresën për të parë sërish Izmir Smajlajn 2 ditë vonë në finale.

Tv Klan