Brazili, SHBA, Suedia dhe Rusia të cilat vendosën më pak kufizime regjistruan një numër të lartë vdekjesh

Izolimet e ndërmarra nga qeveritë për shkak të pandemisë COVID-19 po e dëmtojnë më shumë shëndetin sesa vetë koronavirusi.

Analiza, e botuar në revistën “BMJ Global Health”, tregojnë se bllokimet po sjellin më shumë dëme shëndetësore, duke rritur kështu normat e vdekjeve dhe një shëndet mendor shumë të dobët.

Si pjesë e studimit të tyre, studiuesit ekzaminuan vendet që vendosën kufizime të mëdha me pak raste Covid për të vlerësuar nëse ndërhyrja po shkaktonte vdekshmëri të tepërt.

Duke përdorur një set të të dhënave ndërkombëtare të vdekshmërisë nga 94 vende, studiuesit zbuluan se vende të tilla si Zelanda e Re dhe Australia nuk përjetuan vdekshmëri të tepërt vitin e kaluar. Në të kundërt, vendet me pak kufizime në Covid si Brazili, Suedia, Rusia dhe në disa pjesë të SHBA kishin një numër të madh vdekjesh gjatë pandemisë.

Të dhënat e vdekshmërisë së tepërt nuk mund të përjashtojnë dëmet e shkaktuara nga bllokimit. Si pjesë e studimit u morën edhe shërbimet e kujdesit shëndetësor të cilat në një pjesë të madhe të vitit të kaluar ishin më shumë të mbigarkuara duke sjellë tek njerëzit stres, ankth , pasiguri dhe herë pas here edhe rritje të atakeve në zemër.

Klan News