Disa vende kërkojnë të shtrëngojnë masat, disa të tjera janë përfshirë nga protestat për shkak të këtyre masave. Valës së tubimeve kundër izolimit, i janë bashkuar me qindra demonstrues në Vladikavkaz në Rusisë.

Ata dolën të hënën në protestë kundër vetëizolimit dhe humbjes së punës. Ata kërkuan dorëheqjen e drejtuesit të rajonit dhe mbështetje financiare nga autoritetet për shkak të humbjeve masive të punës.

Ligjvënësit lokalë u përgjigjën me një video ku bënë thirrje për qëndrim në shtëpi. Ata siguruan protestuesit se do të ngrihen disa grupe për të adresuar këto probleme.

Ndërkohë, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës dhe arrestoi tre organizatorë. Sipas mediave, protesta u iniciua nga një këngëtar i operas./tvklan.al