Kishin ardhur nga Italia nëpërmjet Shqipërisë

Dy persona që vinin nga Italia përmes Shqipërisë në Kosovë me makina të ndara, por që janë shoqëruar gjatë rrugës, janë evidentuar si të dyshuar me koronavirus. Ata janë izoluar për t’u dërguar në mënyrë të sigurtë në Klinikën Infektive në Prishtinë, për t’iu bërë analizat.

Ekipet mjekësore po qëndrojnë 24 orë në 24 nëpër pika kufitare, ku kryesisht po kontrollohen në mënyrë të detajuar personat që vijnë nga Italia dhe vende të tjera të prekura me koronavirus.

“Kemi ardhur prej Barit për Durrës. Në Bari pyetën prej nga vijmë. Në Durrës na kontrolluan, na matën temperaturën. Tani po presim edhe këtu në rend për të na kontrolluar. Këtu po duhet shumë kohë”, tregon një qytetar nga Kosova.

Ndërsa kontrolle po bëhen edhe në pjesën e Shqipërisë.

“Jemi me turne, jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ne kontrollojmë të gjithë shtetasit që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus. Kemi hartën e vendeve të prekura me koronavirus.

Derisa në pjesën e Shqipërisë ekipet mjekësore janë vendosur këtu që nga data 20 Prill, ekipet mjekësore në pjesën e Kosovës janë vendosur në kufi që nga dita e hënë.

Tv Klan