Izolohet zjarri në fushën e mbetjeve në Fier

Pas 6 ditësh në tym, qytetarët fierakë do të arrijnë të marrin frymë lirisht. Nga fusha e mbetjeve në Mbrostar nuk po del tym. Ndërmarrjet e Bashkisë së Fierit kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit.

Mbulimi me dhe i vatrave të ndezura do të vazhdojë edhe të dielën, por në këtë fushë nuk do të lejohet më hedhja e plehrave duke filluar nga data 2 Gusht.

Kryebashkiaku bën të ditur se pas bisedimeve me koncensionarin mbetjen do të digjen ne incenerator në fund të Gushtit.

Për disa ditë me radhë për shkak të djegieve të mbeturinave i gjithë qyteti i Fierit u mbulua nga tymi, çka krijoi jo pak problem për qytetarët.

Pavarësisht fikjes së flakëve, zjarri vijoi djegien e brendshme, duke shkaktuar re të mëdha tymi dhe duke çliruar gazra toksikë.

Tv Klan