Të vegjëlve do t’u injektohet vetëm 1/3 e dozës , vaksina efikasitet tek kjo grupmoshë

Izraeli po hedh një tjetër hap në drejtim të vaksinimit të popullisë. Femijët mbi 5 vjeç do të marrin dozën anti- Covid.

Sipas Deutche Welle Ministri i Shëndetësise atje eshtë shprehur tha se shumë shpejt do të nisë fushata për imunizimin e të vegjelve.

Në një popullsi nga 9.4 milionë njerës Izraeli ka rreth 1, 2 milionë fëmijë në këtë moshë. Vendimi erdhi pasi ekspertët e vendit e aprovuan në një panel javën e kaluar .

Agjencia e SHBA-së për Ushqim dhe Ilaçe në Tetor ka lejuar përdorimin emergjent të vaksinës së BioNTech-Pfizer, për këtë grupmoshë, të cilët do të marrin vetëm 1/3 e dozës .

BioNTech-Pfizer ka thënë se vaksina ka treguar efikasitet 90.7 për qind kundër Covid në provat klinike për fëmijët të moshës mes 5 dhe 11 vjeç. Izraeli ishte një ndër vendet e para në botë që nisi vaksinimin pasi siguroi miliona doza Pfizer.

Në këtë vend rreth 6 milionë njerëz janë vaksinuar totalisht. 

Klan News