Balonat ndezëse shkaktuan zjarre të tëra në fushat izraelite

Izraeli kreu sulme ajrore në vendet e Hamasit në Gaza në përgjigje të sulmeve të mëparshme të bëra nga pala palestineze si dhe në shenjë hakmarrje ndaj balonave zjarr-ndezëse.

Deri më tani nuk raportohet për viktima por janë  shkaktuar dëme materiale.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Egjipti i dha fund konfliktit 11 ditor Izrael-Hamas gjatë muajit Maj por militantët e Gazës kanë dërguar sporadikisht balona që mbajnë materiale ndezëse në Izrael.

Balonat e lëshuara të hënën ndezën zjarre të tëra në fushat izraelite përgjatë kufirit me Gazën.

Balonat ndezëse janë një taktikë e zakonshme e përdorur nga militantët palestinezë në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën një bllokadë të rreptë izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori pushtetin atje.

Dhuna ndërkufitare është rritur ndjeshëm megjithëse u duk  se vendet patën një armëpushim të brishtë. Përshkallëzimi i fundit i tensionit vjen pas përplasjeve të fundjavës në kufi ku dhjetëra persona  u plagosën. Një oficer i policisë kufitare izraelite dhe një 13-vjeçar palestinez mbetën të  plagosur rëndë.

Sulmet izraelite gjatë majit vranë më shumë se 250 palestinezë ndërsa në Izrael u shënuan 13 viktima.

Klan News