Në përpjekje për të ringjallur turizmin e dëmtuar nga pandemia e COVID-19, Izraeli dhe Greqia janë pajtuar për një marrëveshje që do të ju mundësojë qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit të udhëtojnë pa kufizime, sapo të rinisin fluturimet.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se marrëveshja “do t’u mundësojë turistëve izraelitë të kalojnë pushimet e tyre në Greqi pa asnjë kufizim”,

Por, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi një përqindje e konsiderueshme e popullsisë të jetë vaksinuar, tha ai.

Izraeli ka vaksinuar më shumë se 3.5 milionë banorë nga nëntë milionë sa ka popullsia e tij. Më shumë se dy milionë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Izraeli njihet për fushatën më të shpejt në botë të vaksinimit.

Greqia ka rreth 11 milionë banorë, por ka vaksinuar më pak se 360.000.

Netanyahu tha se të dy kryeministrat diskutuan për një marrëveshje të “pasaportës së gjelbër” (certifikatës së vaksinimit) që do të lejojë turistët izraelitë “të shkojnë në Greqi, pa asnjë kufizim.

Izraeli të dielën filloi të lehtësonte masat e izolimit kundër koronavirusit të vendosura që nga dhjetori i vitit 2020.

Shteti hebre ka regjistruar rreth 696.000 raste me koronavirus dhe 5,171 vdekje nga sëmundja COVID-19, raporton AFP. /REL