41 viktima në Gaza nga raketat izraelite

Izraeli dhe militantët palestinezë ranë dakord që një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti të hyjë në fuqi para mesnatës së kësaj të diele. Vendimi rriti shpresat për një fund të shpërthimit më serioz në kufirin e Gazës në më shumë se 1 vit.

Forcat izraelite goditën objektivat palestineze gjatë fundjavës, duke sulmuar me raketa me rreze të gjatë kundër qyteteve. Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi edhe agjencia e lajmeve Reuters edhe pse Izraeli nuk ka dhënë ende detaje zyrtarisht.

Ndërsa burimet palestineze dhe egjiptiane thanë se marrëveshja ishte arritur. Zyrtarët e Gazës thanë se 41 palestinezë, pothuajse gjysma e tyre civilë dhe duke përfshirë 6 fëmijë humbën jetën nga sulmet.

Raketat e Xhihadit Islamik kërcënuan pjesën më të madhe të Izraelit jugor përfshirë edhe Tel Avivin, por nuk u shënuan viktima. Izraeli tha se sistemi i tij kundërajror rrëzoi 97% të raketave të lëshuara nga ana palestineze.

Konflikti erdhi si pasojë e arrestimit të kreut të Xhihadit Islamik palestinez Basem Sadi nga ushtria izraelite. Kjo organizatë është përfshirë së fundi në përplasjet e Izraelin, ndërsa Hamasi po e mbështet me taktika pa u përfshirë hedhje raketash.

Tv Klan