Izraeli do të dhurojë 5 mijë doza të vaksinave anti-covid për Palestinën, të cilat do të përdoren për të vaksinuar stafin mjekësor.

Aktualisht, Izraeli është i vetmi vend në botë që ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së vetë.

Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thonë se Izraeli ka përgjegjësi për të vaksinuar palestinezët në Gaza.

Nga ana tjetër, Izraeli deklaron se për një gjë të tillë nuk është rënë dakord dhe nuk ka marrë asnjë kërkesë nga palestinezët.

Megjithatë, ky shtet thotë se do të dërgojë 5 mijë doza vaksinash për punonjësit e shëndetësisë palestineze. Një fakt i tillë është konfirmuar nga zyra e ministrit izraelit të Mbrojtjes.

Që prej fillimit të pandemisë, në Izrael janë shënuar 640 mijë raste me Covid-19 dhe rreth 4700 vdekje. /tvklan.al