iz-garNë ditën e katërt të sulmit në shkallë të gjerë Izraelit ndaj Rripit të Gazës, Shtetet e Bashkuara janë ofruar të ndërmjetësojnë arritjen e një armëpushimi me palestinezët në bazë të marrëveshjes së Nëntorit 2012.

Kryeministri Benxhamin Netanjahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentit Barak Obama, ku ky i fundit shprehu shqetësimin e madh të përshkallëzimit të konfliktit dhe humbjes së jetës nga më shumë civilë të pafajshëm.

Por Izraeli është i vendosur të vijojë me operacionin ndaj lëvizjes militante Hamas, siç është shprehur edhe shefi i qeverisë së Tel Avivit.

Nga ana tjetër, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka shprehur pakënaqësinë e madhe ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtrake izraelite nga to kanë Gaza – të ngjashme me atë të tetorit 2012.

Ai ka dekaruar se ka informacione të besueshme se së shpejti do të ndërmerret operacioni për të cilin janë gatë të paktën 20 mijë trupa.

Në terren, numri i palestinezëve të vrarë në ofensivën izraelite ka arritur në 100 dhe i të plagosurve më shumë se 675.

Sipas burimeve mjekësore në Gaza, shumica e tyre janë civilë të pafajshëm, mes të cilëve edhe fëmijë e gra. Ndërkaq, raportohet se nga sulmet me raketa nga militantët e Hamasit në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit janë plagosur 8 persona në Ashdod, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Prej të martës kur nisi operacioni “mbrojtja e kufinjve” forcat izraelite kanë qëlluar ndaj rreth 1 mijë objektivave në Rripin e Gazës, 200 prej të cilave janë banesa të eksponentë vetë kësaj organizate.

Ndërsa, militantët e Hamas kanë lëshuar rreth 550 raketa tokë-tokë me rreze të shkurtër veprimi.

Objektivi i tyre ka qenë edhe Qëndra e Kërkimeve Bërthamore e Dimonës në shkretëtirën Negev, por raketat e militantëve nuk kanë shkaktuar asnjë dëm.

Zjarr është shkëmbyer edhe më në veri, ku raportohet se dy raketa u qëlluan nga territory libanez, ndërsa izraelitët u kundërpërgjigjën me të shtëna artilerie.

Tv Klan